Sport

Notat e futbollistëve, Milan 3-3 Roma

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 26 October 2020

Milani dhe Roma i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 3-3, në duelin e vlefshëm për javën e pestë në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘rosonerët’ i realizuan Zlatan Ibrahimovic 2x dhe Alexis Saelemaekers, ndërsa për romakët shënuan Edin Dzeko, Jordan Veretout dhe Marash Kumbulla.

Menjëherë pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqitën në këtë ballafaqim.

Lojtarët më të mirë të këtij takimi ishin Edin Dzeko i Romës dhe Hakan Calhanoglu i Milanos, të cilët morën notën (8.1), ndërsa lojtari më paraqitjen më të dobët ishte portieri i Milanit, Ciprian Tatarusanu, i cili mori notën (5.5).

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, pati paraqitje të mirë, ku edhe realizoi gol, duke u vlerësuar kështu më notën (7.2).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve që patën minuta në këtë përballje./Gazeta inFokus/

Të tjera