Sport

Notat e futbollistëve, Liverpool 2-0 Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 19 January 2020

Liverpooli e ka fituar derbin e javës së 23-të në Premieligë.

‘The Reds’ kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj rivalit të përbetuar, Manchester Unitedi, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Anfield Road’ të besuarit e Jurgen Klopp arkëtuan pikët e plota falë golave të realizuar nga Vrigil Van Dijk dhe Mohamed Salah.

-Advertisement-

Pas ndeshjes janë bërë edhe vlerësimet e futbollistëve që u paraqitën në këtë përballje.

Lojtari më i mirë i takimi u shpallë mbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili realizoi golin e parë në këtë takim.

Mbrojtësi më i mirë në botë u vlerësua më notë (8.5).

Në anën tjetër, dështimi i këtij derbi ishte Daniel James i Manchester Unitedit që u vlerësua me notën (5.9.).

Më poshtë keni vlerësimet e të gjithë lojtarëve që u paraqitën në këtë takim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera