Sport

Notat e futbollistëve, Leipzig 2-1 Athletico Madrid

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 13 August 2020

Leipzigu është kualifikuar për herë të parë në histori të klubit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Athletico Madridin me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për skuadrën gjermane i realizuan Dani Olmo (51’) dhe Tyler Adams (88’), ndërsa golin e vetëm për skuadrën spanjolle e shënoi Joao Felix (71’).

Pas kësaj fitoreje Leipzigu në gjysmëfinale takohet me PSG-në, që mbrëmë ka eliminuara Atalantan me rezultat 2-1.

-Advertisement-

Pas përfundimit të ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve që janë paraqitur në këtë takim.

Lojtari më i mirë i këtij takimi është vlerësuar qendërmbrojtësi i Leipzigut, Dayot Upamecano, i cili ka marrë notën (8.1), ndërsa lojtari me paraqitjen më të dobët ishte portieri i Athletico Madridit, Jan Oblak, i cili mori notën (5.7).

Më poshtë keni vlerësimin e të gjithë lojtarëve që u paraqitën në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera