Sport

Notat e futbollistëve: Athletico Madrid 2-3 Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 19 October 2021

Liverpooli e ka mposhtur Athletico Madridin në udhëtim me rezultat 3-2, në takimin e vlefshëm për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ në Madrid, golat për mysafirët i realizuan Mohamed Salah 2x dhe Naby Keita, kurse për vendasit të dy golat i shënoi Antoine Greizmann.

Pas përfundimit të kësaj përballje janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë ballafaqim.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur sulmuesi në top formë i Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili shënoi dy gola dhe u vlerësua me notën më të lartë (8,3), kurse dështimi i këtij takimi dol të ishte Felipe i Athletico Madridit, i cili mori notën më të ulët (5,7).

Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë sfidë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera