Sport

Notat e futbollistëve, Atalanta 1-2 PSG

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 12 August 2020

PSG-ja është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Atalantan me rikthim rezultati në fund të ndeshjes nga 0-1 në 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për parisienët i realizuan Marquinhos (90’) dhe Maxim Chuopo-Moting (90+3), ndërsa golin e vetëm për skuadrën italiane e shënoi Mario Pasalic (27’).

Pas kësaj fitoreje PSG-ja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit, Leipzig – Athletico Madrid.

-Advertisement-

Menjëherë pas përfundimi të ndeshjes janë publikuar edhe notat e lojtarëve që janë paraqitur në këtë ballafaqim.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj përballje ishte ylli brazilian, Neymar, i cili fund u notua me notën (9.7), ndërsa futbollisti me paraqitjen më të dobët ishte Luis Muriel i Atalantas që u vlerësua me notë (5.6).

Më poshtë keni vlerësimin e të gjithë futbollistëve që u paraqitën në këtë takim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera