Sport

Notari kosovar del i dyti në garat olimpike

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 27 July 2021

Notari, Olt Kondirolli që po përfaqëson Kosovën në garat olimpike “Tokyo 2020” ka dalë i dyti në 100m stil të lirë.

Ky rezultat, megjithatë, nuk qe i mjaftueshëm që notari kosovar të kualifikohej tutje.

Kondirolli përfundoi garën për 54.33 sekonda dhe doli i dyti në mesin e shtatë notuesve.

-Advertisement-

Me këtë interval kohor ai ka thyer rekordin personal.

Notari 19 vjeçar konfiguron i 64 nga 70 notarë, në paraqitjen e tij të parë në Olimpiadë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera