Sport

Nota dhe statistikat e Rashicës për ndeshjen kundër Bayernit

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 20 April 2019

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, luajti për 73 minuta në disfatën 1:0 të klubit të tij në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.

Bayern Munichu arriti të sigurojë fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen kundër Werder Bremenit, e cila u zhvilluar sot në stadiumin “Allianz Arena” dhe ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të Bundesligës.

Skuadra e Niko Kovacit e dominoi plotësisht këtë ndeshje, aq sa as Milot Rashica, i cili i kishte shënuar 5 gola dhe i kishte asistuar dy të tjera në gjashtë ndeshjet paraprake, nuk arriti ta dëshmojë veten në 73 minutat që luajti.

-Advertisement-

Whoscored.com e vlerësoi Rashicën me notën 6.37, më të ulet se shtatë bashkëlojtarë të tij në Werder Bremenit. Kosovari e pati një goditje drejt portës gjatë kësaj ndeshjeje, dhe 75 për qind të pasimeve të tij ishin të sakta.

Ai e preku topin 25 herë këtë ndeshje, një më pak se edhe portieri i Bayernit Munichut, Sven Ulreich. Megjithatë, ai ishte lojtari i dytë me më së shumti driblime të kompletuara (2) në fushë, një më pak se Robert Lewandowski.

Edhe pse Rashica nuk arriti të shkëlqejë në këtë ndeshje po aq sa në ndeshjet paraprake, mungesa e tij ishte e vërejtshme pas minutës së 73-të, kur u zëvendësua, pasi vetëm dy minuta më vonë, Bayerni e shënoi golin e fitores. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera