Lajme

“Nostradamusi” i zgjedhjeve në SHBA jep parashikimin një javë para votës

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 31 October 2024

I ashtuquajturi ‘Nostradamus’ i zgjedhjeve amerikane ka dhënë parashikimin e ri për ditën e zgjedhjeve nëse triumfuesi do të jetë Kamala Harris apo Donald Trump.

Historiani Allan Lichtman, i cili thuhet se ka gjetur saktësisht rezultatet e 10 fushatave presidenciale në katër dekadat e fundit, tha në shtator se Harris do të dilte fitimtare, por dje ai ka bërë një ndryshim “të vogël” në parashikimin e tij.

Në një video në YouTube, Lichtman tha se duhet të jepte një’rifreskim’ për parashikimin e tij.

-Advertisement-

“Megjithë zhurmat që qarkullojnë, para shikimi im mbetet i pandryshuar për Harris”, tha ai, edhe pse shumë të abonuar akuzonin se kishte bërë videon thjesht për të tërhequr vëmendje dhe klikime në kanalin e tij.

Më herët në debatin Harris-Trump në shtator ai kishte thënë:

“Dua të bëj të qartë mesazhin tim se çelësi është qeverisja jo fushata”.

Lichtman thotë se bazon parashikimet e tij në ato që quan “13 çelësat për në Shtëpinë e Bardhë”.

Ai thotë se ka hartuar “çelësat” e parashikimit me një studiues rus në 1981 të cilat janë: Arritjet në mesin e mandatit, qëndrimi në post, përballja në primare, palët e treta, ekonomia afatshkurtër e vendit, ekonomia afat-gjatë, ndryshimet e politikave dhe trazirat sociale. Gjithashtu ndikojnë skandalet në Shtëpinë e Bardhë, karizma e personazhit, karizma e sfiduesit të tij, dështimet në politikën e jashtme dhe sukseset në politikën e jashtme.

Lichtman shton në analizën e tij se ‘ka gjithnjë e më shumë ankth për zgjedhjet’, edhe më shumë se në 1960 kur John F Kennedy mundi Richard Nixon në zgjedhjet më të ngushta ndonjëherë në SHBA, shkruan rrjeti Metro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera