Sport

Norvegjia U19 – Kosova U19, ja formacionet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 06 October 2021

Me fillim nga ora 13:00 do të fillojë ndeshja mes Kombëtares së Norvegjisë dhe asaj të Kosovës, e vlefshme kjo për grupmoshat U19.

Kjo ndeshje i takon Grupit 10 të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro2022 U19, ku së bashku me Kosovën dhe Norvegjinë, në grup gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Gjeorgjisë dhe e Uellsit.

Norvegjezët rikthehen në këtë ndeshje nga barazimi pa gola me Francën, kurse “Dardanët” rikthehen nga humbja 2:0 kundër Kombëtares së Uellsit, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Norvegjia (4-5-1): Solberg; Seferi, Williamsen, Zafeiris, Fuhr Hjelde; Bobb, Gulliksen, Arnstad, Hansen-Aar, Schjelderup; Fiabema

Kosova (3-5-2): Shala; Spahiu, Halili, Smakaj; Morina, Shala, Neziri, Hyseni, Mjekiqi; Ademi, Bunjaku

13:00 Norvegjia U19 – Kosova U19 (Stadiumi Release Arena-Sandefjord)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera