Lajme

Norvegjia i dërgon armë kundërajrore Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 20 April 2022

Norvegjia i ka dhënë Ukrainës rreth 100 raketa kundërajrore Mistral të prodhimit francez, njoftoi qeveria norvegjeze të mërkurën më 20 prill.

Lwshuesit e raketave dhe raketat Mistral, të cilat tashmë janë dorëzuar, deri më tani ishin montuar në anijet e marinës norvegjeze, tha ministria e mbrojtjes së këtij shteti në një deklaratë për media.

Mistral është një raketë tokë-ajër me rreze shumë të shkurtër veprimi. Mund të përdoret në automjete, anije dhe helikopterë.

-Advertisement-

Në një fjalim përmes videolidhjes në parlamentin norvegjez në fund të marsit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kishte kërkuar Oslos raketa kundërajrore, megjithëse të tipit më modern “NASAMS” të prodhuar nga Kongsberg Defense dhe Aerospace e Norvegjisë.

“Raketa Mistral do të tërhiqet nga ushtria norvegjeze, por ajo është ende një armë moderne dhe efikase që do të jetë shumë e dobishme për Ukrainën”, tha në deklaratë ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram.

“Vendet e tjera gjithashtu kanë dhuruar sisteme të ngjashme armësh”, tha ai.

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, Norvegjia tashmë i ka ofruar Ukrainës rreth 4,000 armë kundërtank dhe pajisje të tjera më të vogla ushtarake./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera