Rozë

“North jam duke shkuar në luftë…”, Kanye West fshin postimin e çuditshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 19 September 2020

Kanye ka shqetësuar fansat me veprimet e fundit.

Kanye West vazhdon të komentohet shumë me veprimet që po i bën së fundi në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Rep-artisti, i cili ka pohuar se ka probleme bipolare, këto ditë ka qenë aktiv me postimet të çuditshme në rrjete sociale.

-Advertisement-

Së fundi, ai publikoi një letër në Twitter, të cilën ia dedikoi vajzës së tij, North, por habiti të gjithë me atë që kishte shkruar.

“North, unë jam duke shkuar në luftë dhe po jetën time po e vë në linjë dhe nëse vritem, mos e lejo askënd të të thotë se nuk isha njeri i mirë”, shkroi ai.

Reperi shtoi foton e vajzës dhe fjalët: “Kur njerëzit mundohet të të heqin nga jeta ime, dije se unë të dua”.

Ai e fshiu menjëherë atë postim, por la fansat të habitur me atë se çfarë po ndodh me të.

Ky veprim i Kanye West vjen pas publikimit të një fotoje, ku shfaqej duke urinuar mbi trofeun “Grammy” dhe një sërë postimesh tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera