Lajme

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, kritik për stabilitetin e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 05 October 2021

BE-ja vë theksin te marrëdhëniet e mira fqinjësore, duke përmendur edhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ndërmjet Shkupit dhe Sofjes si dhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar që të zgjidhen mosmarrëveshjet bilaterale, që datojnë nga e kaluara.

“Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd (v.j. Mirosllav Lajçak) dhe presim përparim konkret nga të dyja palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve, që është kritike për stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit dhe për t’u siguruar se ata mund të vazhdojnë në rrugët e tyre respektive drejt BE-së”, thuhet në deklaratë, raporton REL.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur më 2011, thuhet se ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

-Advertisement-

Në deklaratën e Samitit të Bërdos thuhet se BE-ja deri më tani është partnerja më e ngushtë dhe investiroja dhe donatorja kryesore e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Aty përmendet edhe ndihma që blloku evropian u ka dhënë shteteve të Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë COVID-19, ku theksohet se janë dhuruar 2.9 milionë doza, me premtimin se do të vazhdojë të kontribuojë në këtë drejtim, transmeton Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera