Rozë

Nora Istrefi shijon pushimet në Dubai

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 11 Prill 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, duket se është sërish në pushime.

Dhe destinacion të arratisjes së radhës ajo ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubain.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit pamje duke zbuluar se ndodhet në vendin e famshëm.

-Advertisement-

Kjo vjen pak javë pas pushimeve që bëri në Madrid, ndërsa atje festoi edhe ditëlindjen e 38-të.

Ndonëse nuk ka bërë të ditur se me kë po shoqërohet, artistja prej disa vitesh është beqare.

Shpesh si shoqëruese të udhëtimeve ka vajzën e saj, Renee, të cilën e ndan me ish-partnerin Robert Berisha.

Nora këtë periudhë ka qenë tejet e angazhuar edhe me projekte muzikore.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy