Rozë

“Nora Istrefi është artistja më e ngurtë që kam takuar ndonjëherë” Gazetari habit me deklaratën

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 24 June 2021

Moderatori i njohur shqiptar, Alaudin Hamiti dhe Liberta Spahiu kanë realizuar udhëtimin e tyre të fundit, të cilin kjo e fundit e ka publikuar në YouTube.

Ata luajnë lojën “Thuaje ose zhytu” ku në një pjesë të saj duhet t’i përgjigjen pyetjeve me spec ose të hidhen në pishinë.

Në një moment, Liberta e pyet Alaudinin se cili është personazhi publik më pa tru. Moderatori zgjodhi të mosi përgjigjet pasi nuk donte që të ofendonte askënd.

-Advertisement-

Liberta zgjodhi ta bënte pak më të lehtë duke e pyetur se kush është më e ngurtë nga fytyrat publike në intervista. Kësaj here ai zgjodhi të përgjigjej dhe tha pikërisht emrin e Nora Istrefit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera