Sport

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 25 July 2021

Majlinda Kelmendi sot dështoi të përsëriste suksesin e Olimpiadës së kaluar duke u mundur qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpik “Tokyo 2020”.

Megjithatë, tashmë Kosova e ka një medalje nga këto Lojëra Olimpike falë Distria Krasniqit, e cila fitoi të artën dje në kategorinë deri në 48 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, nesër do të paraqiten Akil dhe Nora Gjakova. Akili do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, teksa në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ai fillon garën rreth orës 04:00.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Nora Gjakova gjithashtu e nis garimin e saj nesër. Ajo në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë do të jetë e lirë, kurse në të dytin do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistes austriake, Sabrina Filzmoser dhe xhudistes nga Holanda, Sanne Verhagen. Nora do ta fillojë garimin pas orës 05:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera