Lajme

Nominimi i Jeff Hovonier për ambasador në Kosovë, reagon Vlora Çitaku

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 03 July 2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar Jeff  Hovoneir për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Pas këtij nominimi, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Çitaku i ka uruar mirëseardhje Havoneir, derisa ka treguar se i njëjti është diplomat i karrierës dhe se ka qenë aktivisht i përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Ahtisarit.

“Pas konfirmimit nga Senati, Jeffrey M. Hovenier,do të jetë Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë.  Jeffrey M. Hovenier është diplomat i karrierës, dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Presidentit Ahtisaari. Mirë se vjen në Kosovë Ambasador!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

-Advertisement-

Nominimin e ambasadorit të ri e ka uruar edhe ambasadori aktual i SHBA’së në Kosovë, Philip S. Kosnett.

“Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për nominim e tij si Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ambasadori i ri, Hovenier, aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës së SHBA’së në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlinin e Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Hovenier e njeh mirë Kosovën sepse gjatë karrierës së tij diplomatike ishte pjesë e stafit të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Statutin e Kosovës.

Nga Uashingtoni kishte shërbyer si drejtor për Evropën Qëndrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, poashtu edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit, për punët (çështjet) e Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO’n dhe Evropës Qendrore.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, kishte dekoruar Hovenierin me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të Pavarësisë, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Familja ime dhe unë ndihemi shumë të nderuar. Ndryshimet pozitive në Kosovë janë mbresëlënëse. Unë gjithmonë do të jem një mik i Kosovës ”, ishte shprehur Hovenier./Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera