Lajme

Noma e Rene Rexhepit shpallet sërish restoranti më i mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 07 October 2021

Hera e fundit që e pa atë në majën e botës kulinare globale ishte viti 2014, kur Noma, restoranti danez i shijeve të ndërlikuara, u shpall restoranti më i mirë në botë për herë të katërt në historikun e tij.

Tre herët paraardhëse, ishin një zinxhir i vazhdueshëm, me titullin e fituar në 2010-2011-2012.

Pamje nga mjediset e brendshme të Noma

Pas shtatë vjetësh ndër më të mirët, por jo më i miri, Rene Rexhepi, shefi i kuzhinës së Nomas me origjinë shqiptare, pushton sërish piramidën e ashpër të restaurimit, duke “mposhtur” rivalët.

-Advertisement-

Kryeqyteti danez në fakt, Copenhageni, do të shohë të dy vendet e para të ardhura nga ai këtë vit.

“Asnjë udhëtim në Noma nuk është i njejtë”.

Kështu shkruhej në arsyetimin e çmimit të dhënë për Rexhepin dhe ekipin e tij.

Kuzhina e hapur e Noma

Drejtori i prodhimit për çmimet e 50 restoranteve më të mira në botë, William Drew, e përshkroi Noman si kuzhinën më influencuese të gjeneratës.

Standardet e reja të vendosura në hulumtime kulinare, përzgjedhje përbërësish, gatim dhe prezantim, janë ato që e kanë bërë Noma-n të njohurën që është sot.

Një mungesë në majën e listës kulinare, dukej qartësisht se i mungonte edhe stafit të përkushtuar.

Në çastin e shpalljes së fitoren, brenda ambienteve të restorantit, ata filluan të brohorisnin për fitoren duke harruar për pak çaste shërbimin dhe duke iu dhuruar vetes shijen e fitores.

 

“Çfarë çasti i jashtëzakonshëm për të gjithë ne”. Kështu e emërtuan videon e publikuar në Twitter, personeli i Noma-s.

Prej vitit 2004 në treg dhe prej një dekade në majën e zinxhirit, shqiptarët kanë sërish me çfarë krenohen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera