Lajme

Nol Nushi drejtuar ministres Haxhiu: Te Rroni “zonjë e hekurt e drejtësisë”, te Martini “zonjë e pamukt e drejtësisë”

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 28 April 2022

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, përmes një postimi ka ironizuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi në kuvend ajo komentoi rastin e Martin Berishajt, e që ky i fundit sipas mediave sllovene po dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar.

Për këtë Nushi ka ironizuar me Haxhiun duke thënë se aktivisti Rron Gjinovci e ka quajtur si zonjë të hekurt.

-Advertisement-

Kurse tek rasti i ambasadorit Berishaj, sipas tij ajo është “zonjë e pamukt e drejtësisë”.

“Te Rroni “zonjë e hekurt e drejtësisë”
Te Martini “zonjë e pamukt e drejtësisë””, ka shkruar anëtari i PSD-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera