Rozë

Noizy ka një apel për qytetarët pas tërmetit në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 28 January 2020

Një tërmet prej 5.4 shkallë të rihterit ka ndodhur para pak minutash në Durrës.

Tërmeti i 26 nëntorit kishte shkaktuar dëme të mëdha në Shqipëri, duke ua marrë jetën shumë banorëve.

Pas atij tërmeti kanë vazhduar paslëkundjet e tokës, ndërsa sonte (e martë) është shënuar një tërmet prej 5.4 shkallësh të rihterit.

-Advertisement-

Reperi Noizy, përmes një postimi në Instagram, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë të paktën për një orë në qiell të hapur.

“Durrsi eshte mire të rrini pak jasht. Nje Ore. Në qiell të hapur larg ndertesave”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera