Rozë

Noizy i rikthehet dashurisë së parë

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 14 October 2020

Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar. Së fundmi, reperi ka treguar se i është rikthyer “dashurisë” së vjetër të tij.

Autori i hitit “All Dem Talk” ka publikuar një video në Instagram, ku duket se është duke ushtruar një prej sporteve të preferuara box-in, të cilin ka treguar se e ka praktikuar gjatë kohës që ka jetuar në Londër.

“Kthim pas 10 vitesh”, ka shkruar Noizy krahas videos. Megjithatë, nuk dihet nëse reperi ka vendosur t’i përkushtohet sërish këtij sporti, apo thjesht po stërvitet për pak kohë.

-Advertisement-

Ndërkohë, përsa i përket projekteve muzikore Noizy ka qenë shumë aktiv këtë verë.

“Puerto Rico”, “Adrenaline”, dhe “All Dem Talk” janë bashkëpunimet e tij që bënë bujë këtë sezon, duke u renditur në listën e këngëve më të dëgjuara.

View this post on Instagram

Back at it after 10 yrz 😝

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera