Lajme

“Nocturne In Black” finalist në Bafta Student Film Awards, muzika e kompozitorit shqiptar Fatrin Krajka

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 26 May 2017

Në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus, pikërisht për punën e bërë në vijën melodike të këtij filmi, Fatrin Krajka pat thënë se Jimmy ishte një regjisor që e kishte një vizion të qartë ndaj stilit muzikor për këtë film.

Me regji të Jimmy Keyrouz, filmi “Nocturne In Black” është zgjedhur në mesin e 9 filmave finalist të studentëve për çmimin “Bafta”, dhe mediet ndërkombëtare bëjnë të ditur se këta 9 filma janë përzgjedhur në mesin e 400 projekteve të tjera filmike, duke përfshirë edhe ata dokumentarë dhe animacion, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, muzikën e këtij filmi e ka punuar kompozitori shqiptar Fatrin Krajka. Ai në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus, pikërisht për punën e bërë në vijën melodike të këtij filmi pat thënë se Jimmy ishte një regjisor që e kishte një vizion të qartë ndaj stilit muzikor për këtë film.

-Advertisement-

“Bashkëpunuam shumë afër që në thelbin e skenarit, dhe e kishim të qartë çfarë lloj stofi muzikor do t’i jepnim filmit. Normalisht, mbasi filmi xhirohet elementet ndryshojnë, sepse muzika i përshkon lëvizjes dhe emocionit të filmit, lojës së aktorëve dhe përshkrimit të vendit ku xhirohet”, pat thënë ai për KultPlus. Ceremonia e ndarjes së çmimeve në këtë garë prestigjioze do të mbahet më 22 qershor në Los Angeles. /KultPlus.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera