Lajme

Nobelisti që përkrahu Millosheviqin, Handke ftohet të vijë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 23 October 2019

Reagimet kundër vendimit që Peter Handke të shpërblehet me Nobel, po vazhdojnë ende më Kosovë.

Madje, nobelisti i këtij viti për letërsi, një kohë pati vizituar pikërisht Kosovën.

“Ideja e Kosovës për mua nuk është ide politike, ajo është ideja e shpirtit. U jam mirënjohës për mikpritjen banorëve të Hoçës, të cilët kanë vendosur të jetojnë këtu”, pati deklaruar Handke.

-Advertisement-

Shkrimtari që mbronte regjimin e Sllobodan Millosheviqit, dhe gjenocidin e tij në Kosovë e vende tjera të Ballkanit, më 2009 qëndroi në fshatin Hoçë të Madhe në Rahovec.

Këtu, Handke, dorëzoi një donacion prej 50 mijë eurove koordinatorit për Komunën e Rahovecit ntë Qendrës Koordinuese serbe, Dejan Balosheviq.

Kështu, donacion të ngjashëm nga ai, shpreson edhe organizata kulturore, Qendra Multimedia në Kosovë.

Me ironi, iu është bërë edhe një ftesë që të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të Letërsisë POLIP 2020, ku i përmendet autorit austriak heshtja karshi krimeve serbe në Kosovë.

“Jemi mirënjohës ndaj këtij autori të madh që i dhuroi Hoçës së Madhe një pishinë me paratë që kishte fituar nga çmimi Ibsen dhe rrjedhimisht jemi të bindur që paratë nga çmimi Nobel do të jenë të mjaftueshme për të paktën dhjetë pishina të tjera – le të notojnë njerëzit! – por jemi sidomos falenderues ndaj tij që solli bukuri dhe dashuri në një vend ku të tjerët sollën vetëm krime. Ftojmë Peter Handke të jetë mysafiri ynë në edicionin e vitit 2020 të POLIP-it dhe gjithashtu nuk do të kundërshtonim nëse ai e shoqëron vizitën e tij me një pishinë të vogël për Qendrën Multimedia”.

E nga Qendra Multimedia, Aurela Kadriu ka thënë që nuk e kanë nisur këtë ftesë në adresë të Handkes, por shprehet e kënaqur me debatin e ngritur për këtë ftesë.

Në Kosovë dhe jashtë pati shumë reagime në kundërshtim më vendimin e Komitetit të Nobelit që Peter Handke sivjet të nderohet me Nobel për Letërsi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera