‘Nobeli’ i së premtes – A do mund Kadare të shijojë sallën e koncerteve të Stokholmit?

Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 07 October 2019
Gjithkush që pret me padurim entuziast mesin e këtij tetori për të parë nëse shkrimtari i tij i preferuar merr çmimin e madh të letërsisë, Nobel Prize, duhet me patjetër të gëzojë dyfish. Akademia Suedeze e çmimit, pohon se të gjithë ata ‘lojtarë letrarë basti’ në këtë rast që kanë provuar intuitën e tyre me një emër të përveçëm shkrimtari, u janë shtuar shanset për të fituar. Po cila është arsyeja?
Siç dhe e dimë, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze vitin e
kaluar — në vazhdën e një skandali seksual që përfshiu burrin e një anëtareje të Akademisë, i cili u dënua për përdhunim — do të ndahen dy çmime “Nobel” për letërsi, të cilët do të kompensojnë mungesën e vitit 2018.
Çfarë ndodhi?
“Nobeli” i vitit të kaluar për letërsi nuk u nda vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucioni që përzgjedh fituesit u përfshi në një skandal seksual. Fondacioni Nobel, i cili realizon vullnetin e Alfred Nobelit, ka njoftuar më herët për ‘hapat që Akademia Suedeze ka marrë në mënyrë që të krijojë mundësi të mira për rivendosjen e besimit’ dhe që laureatët për të dy vitet, 2018 dhe 2019, të shpallen këtë vjeshtë.
Ndryshimi më i rëndësishëm i ndarjes së Çmimit është emërimi i pesë anëtarëve të pavarur dhe të jashtëm, të cilët do të ndihmojnë Akademinë Suedeze për të zgjedhur laureatët ‘për vitet e ardhshme’. Se si përzgjidhet fituesi ka qenë prej kohësh një sekret. Ajo që dihet është
se rreth 200 nominime shqyrtohen nga Akademia në muajin shkurt dhe më tej, në maj përgatitet lista e ngushtë me pesë autorë që studiohen gjatë verës. Arkivat e detajuara për arsyetimin e jurisë hapen 50 vjet pas ngjarjes. Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, Anders Olsson, ka njoftuar më herët shtyrjen e
Çmimit, duke thënë se organizata i duhej të përqendrohej në “rikuperimin e besimit të publikut” për shkak të trajtimit të një serie akuzash për sulmet seksuale të bëra kundër Jean-Claude Arnault, bashkëshortit të anëtares Katarina Frostenson.
Arnault u dënua më pas për përdhunim dhe nisi vuajtjen e dënimit.
Një seri dorëheqjesh përfshiu Akademinë atë kohë, e më pas u kërkuan 12 anëtarë për të zgjedhur dhe shpallur fituesin. Pas skandalit, Fondacioni Nobel kritikoi Akademinë për “kultivimin e një kulture të mbyllur për një periudhë të gjatë kohore”. Ndër të tjera Fondacioni vlerësoi Akademinë duke thënë se zërat e jashtëm ‘tanimë do të shtojnë perspektiva të reja të vlefshme’ për jurinë. Çmimi, sipas vullnetit të Alfred Nobelit, i jepet autorit që ka shkruar ‘veprën më të shquar në një formë idealiste’. Laureatët e letërsisë pos medaljes marrin edhe shpërblimin prej 9 milionë krunash suedeze (rreth 850 mijë euro).
Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte laureati i fundit, në vitin 2017. Vitin e kaluar autorit Guadeloupean Maryse Condé iu dha një “Nobel alternativ”, çmimi i Akademisë së Re, që e plotësoi boshllëkun e lënë nga anulimi i çmimit zyrtar.
Cilat janë parashikimet?
Sadoqë Çmimi Nobel për Letërsi ka qenë prej kohësh tepër i vështirë për t’u parashikuar , kjo kurrë nuk i ka ndaluar botuesit të përpilojnë shanset e tyre vjetore. Sipas faqes mjaft të njohur britanike Nicer Odds, poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson është në majën më të mirë të
këtij viti, ndërsa shanset më të pakta i ka George R. R. Martin, një shkrimtar i tregimeve të shkurtra dhe novelist amerikan, i cili shkruan në zhanrin e fantazisë, horrorit, dhe fanta-shkencë. Martin është gjithashtu një skenarist dhe producent televiziv. Ai është bërë i famshëm me serinë e tij të novelave fantastike më të shitura ndërkombëtarisht, A Song of Ice and Fire, të cilën më vonë HBO e përshtati për një seri ‘dramë’, të titulluar Game of Thrones (Loja e froneve).
A do të marrë fund pritja e padurueshme e Milan Kunderës? A do të mund të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një pallat ëndrrash për Ismail Kadarénë? Po Olga Tokarczuk, shkrimtarja polake me një zë dhe reputacion të njohur në publik, do të arrijë dot të gërmojë tokën mbi eshtrat e bashkëmoshatarëve të saj të mundur? Këtë do ta zbulojmë Të Premten e Madhe këtë javë. Urojmë që dita satanike të mos jetë e pangjyrë për shqiptarin tonë! Ja dhe disa nga pretendentët…
Anne Carson 4/1
Maryse Condé 5/1
Can Xue 8/1
Haruki Murakami 8/1
Lyudmila Ulitskaya 8/1
Ngugi Wa Thiong’o 8/1
Margaret Atwood 10/1
Marilynne Robinson 10/1
Olga Tokarczuk 10/1
Péter Nádas 10/1
Adunis 14/1
Gerald Murnane 14/1
Mircea Cartarescu 14/1
Ya Hua 14/1
Ismail Kadaré 17/1
Javier Marías 20/1
Jon Fosse 20/1
László Krasznahorkai 20/1
Milan Kundera 20/1
Peter Handke 20/1
Yoko Tawada 20/1
César Aira 25/1
Yang Lian 25/1
Ko Un 33/1
Ernesto Cardenal 50/1
George R. R. Martin 250/1

Të tjera
-
“S’do të lejojmë të na privoni lirinë” – Nisin fjalimet e studentëve në Beograd
Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, ...
-
Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi
Disa punonjës të Zërit të Amerikës janë dërguar në pushim me pagesë, një ditë...
-
Rrugët dhe sheshet e Beogradit të stërmbushura me protestues, MPB serbe: 107 mijë pjesëmarrës
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se, sipas vlerësim...
-
Cakolli: Vonesa më e gjatë në shpalljen e rezultateve që nga 2010, menaxhim joadekuat me zvarritje të panevojshme
Eugen Cakolli nga DNV, ka reaguar për shpalljen e rezultateve përfundimtare t...
-
“E gjithë Serbia” dyndet në Beograd, pamje të tjera nga protesta masive kundër pushtetit
Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e ...
-
Protesta në Serbi: Autoriteteve u kërkohet t’i lejojnë gazetarët e huaj të punojnë
Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) u bëri thirrje autoriteteve shtetërore ...
-
Marko Gjuriq kapet duke e shikuar protestën nga dritarja
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është filmuar duke par...
-
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka...
-
Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zg...
-
LDK siguron 20 mandate – emrat e deputetëve që ulen në Kuvend
Pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Komisioni Q...
-
Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...
-
Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezul...