Opinione

Numri i ministrive duhet të zvogëlohet patjetër, por mënyra e nisur është tërësisht e gabuar

Autori: Shqipe Pantina 17:06 | 11 January 2020

Kjo mënyrë e zvogëlimit të ministrive as nuk e rritë efikasitetin e as nuk e ulë shpenzimet e buxhetit, është vetëm veprim populist me shumë pasoja.

Nuk ka dyshim se Qeveria e kaluar ka qenë tepër e madhe sa i përket ministrive, ministrave e në veçanti zëvendës ministrave.

Por zvogëlimi i numrit të ministrive në ,mënyrën qysh është prezantuar në publik deri më tani nga dy partitë që po negociojnë ta formojnë atë nuk është reformë e mirëfilltë dhe nuk garanton as ulje të shpenzimeve e as rritje të efikasitetit të saj.

Për me tepërm do të shkaktoj një kaos veçanërisht në shërbimin civil. Bashkimi i dy a më shumë ministrive ne një, mund të i zvogëloj qysh në fillim vetëm disa pozita politike ( ministrin, zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë) por jo edhe pozitat e shërbyesve civilë të cilët në thelb e përbëjnë një ministri.

Një numër shumë i madh i drejtorive e divizioneve në kuadër të ministrive duhet të shuhen , e një numër tjetër të riorganizohet.

E kjo do të marrë kohë dhe padyshim do të shkaktoj shumë pakënaqësi tek shërbyesit civilë të cilët kanë kontrata të rregullta pune, dhe askush nuk mund të i hedhë në rrugë. Shto këtu faktin se Këshillit i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil aktualisht nuk është funksional, dhe nuk mund t’i shqyrtoj ankesat e mundshme, rruga e vetme që ju ngelet shërbyesve civil janë grevat dhe protestat të cilat mund të shoqërojnë qeverinë qysh ne ditën e parë të saj.

A është e mundur të bëhet reforma në administratë publike dhe të zvogëlohet qeveria? Natyrisht se po. Por kjo duhet të behet nga ata që njëmend e kanë synim ndërtimin e një administratë profesionale dhe një qeveria funksionale e jo vetëm përfitimi politikë.

E para: zëvendëskryeministri ( ose nëse janë dy zëvendëskryeministra) duhet po ashtu të jetë përgjegjës edhe për një ministri, pra nuk ka nevojë për zëvendëskryeministra pa portofol.
Secila ministri të ketë ministrin/ministren dhe vetëm NJË zëvendësministër/e.

Secila ministri ( pra edhe ministri edhe zëvendësi i saj/tij) nuk ka nevojë për më shumë se 3 këshilltarë.

Ndërsa zvogëlimi i ministrive duhet të bëhet në mënyre graduale. Fillimisht është dashur të shuhen 3 ministri të cilat janë krejtësisht të panevojshme, pra nga 21 numri i ministrive të bie në 18. Ndërsa deri në dy vitet e ardhshme të shuhen dhe 3 ministri tjera dhe numri të bie në 15. Para se të shuhen ministritë duhet të risistemohet stafi civil nëpër pozita të njëjta me ato që i kanë mbajtur sepse këtë e kanë të garantuar me ligj.

Në të njëjtën kohë ( bile edhe me herët) duhet të mbyllen apo të shkrihen në dikastere ministrore një numër i madh i agjencive të pavarura të cilat janë të panevojshme dhe barrë e buxhetit për një kohë tepër të gjatë.

Për ta bërë këtë duhet një plan i hartuar nga njerëz me dije e përvoje, por mbi të gjitha duhet vullnet dhe synim i sinqertë, gjë të cilën ende nuk e kemi parë tek fituesit e zgjedhjeve.

Të tjera