Sport

Newsactle United e ndalë Manchester Cityn

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 30 November 2019

Newcastle United ka arritur ta ndalë në barazim 2-2 kampionin aktual Manchester Cityn, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së katërmbëdhjetë në Premilerligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ishte Rahem Sterling ai i cili e zhbllokoi rezultatin në minutën e 22’, duke i dhuruar epërsinë skuadrës së tij, Manchester Cityt.

Por nuk kaluan as tre minuta të plotë dhe në të 25’ vendasit arritën ta barazonin rezultatin 1-1 me anë të Willems, me të cilin rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

-Advertisement-

Edhe në 45 minutat e dytë skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë dhe në minutën e 82’ e rikthyen epërsinë me një supergol të realizuar nga De Bruyne.

Por supergolit të belgut iu kundërpërgjigj Shelvey i Newsactles, i cili pas gjashtë minutave pikërisht me një supergol shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2, rezultat që i konvenon ish-skuadrës së tij Liverpoolit

Pas këtij barazimi Manchester City renditet i dyti me 29 pikë, 8 me pas se Liverpooli që luan pas pak ndaj Brightonit dhe në rast fitoreje do ta qonte në +11 distancën e pikëve nga City, kurse Newcastle më këtë pikë të marrë mbetet i 12 me 16 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera