Lajme

N’KONAK tani në ekranin e T7

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 21 January 2020

Në më pak se një vit, emisioni i përjavshëm N’KONAK me Kosovë Gjocin, i prodhuar nga gazeta inFokus, ka sjellë histori e momente interesante të shumë personaliteteve të ndryshme nga jeta dhe e kaluara personale e profesionale, ndryshe nga ajo që i ka njohur publiku deri më tani.

Përmes këtij produkti televiziv, gazeta inFokus ka qenë mysafir në ambientet familjare të liderëve politik të Kosovës, figurave të çmuara të artit e kulturës, sportit e personalitete tjera të jetës publike.

Nga rrëfimet e mysafirëve N’KONAK, qytetarët kanë mësuar të rejat nga zhvillimet aktuale në vend, qëndrimet e tyre për shumë çështje me rëndësi, por sigurisht edhe rrëfime të pa dëgjuara më parë për fëmijërinë dhe jetën personale.

-Advertisement-

Do të vazhdojmë edhe këtë vit të jemi N’KONAK të personaliteteve të njohura të vendit dhe t’iu sjellim rrëfimet e tyre të padëgjuara për jetë, familjen, fëmijëri dhe karrierën.

Por, nga kjo javë, emisionin N’KONAK do të mund ta shikoni në televizionin T7.

Çdo të Diele në ora 21:00.

Pra, N’KONAK po ndërron konak, por jo edhe format.

Mysafiri i parë në edicionin e dytë të emisionit N’KONAK do të jetë këngëtari i mirënjohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, Sabri Fejzullahu.

Shihemi të dielën në ora 21 në ekranin e televizionit T7, dhe në faqet zyrtare në Facebook të Gazetës Express dhe Gazetës INFOKUS.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera