Lajme

NJSI – NJSO e policisë krenaria e çdo qytetari dhe tmerri i çdo krimineli

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 02 October 2021

Njëri nga pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës me anë të një statusi ka treguar shpirtin luftarak e profesionalizimin në veprim të çdo pjesëtari të forcës më elite të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përveç se ka treguar se si fillon dita për këta pjesëtarë, ka treguar edhe për momentet e ndjenjat se si ndihen ata kur marrin urdhrin për grumbullim tek pika grumbulluese e deri te brohorimat e specialëve krenarë që ngritin moralin edhe të njësive tjera policore.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, është njëra ndër njësitë më elite jo vetëm në vend por edhe në rajon, kjo njësi është tmerri i çdo krimineli dhe krenaria e çdo qytetari të Kosovës, sepse ata janë mbrojtja dhe gardianët e ligjshmërisë dhe sigurisë së çdo qytetari të Kosovës.

-Advertisement-

Në vijim gjeni postimin e plotë të njërit nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës:
“Njësia Speciale e Policisë së Kosovës

NJSI – NJSO

Të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është dicka më shumë se që mund ta imagjinosh.

Momentin kur na jipet informacioni se gjatë natës, pa zbardhur dita duhet të jemi në parkingun e Policisë, të jep një ndjesi dhe ngarkese shtesë, dicka që nuk e largon dot nga mendja gjithë kohen, të ndryshon edhe nga sjellja, perpiqesh të jesh i butë me familjarët, e te rrish më gjate me ta në mbremje.

Gjumi iken sikur nuk deshiron të takoi kurrsesi, para se të bie alarmi, ti vetem se je bërë gati, mengjeset jane te ftofta dhe plot heshje.

Arritja në parkingun e policisê, në erresiren e nates, ta zbeh fytyren sadopak, heshjen e thyejn vetëm zhurmat kumbuese të blindave të njësive speciale, që ngrisin adrenalinen në venat e secilit prej nesh.

Ata jane gjithmonë të paret në parking, sikur duan të na tregojn neve “Hey hajdeni”.

Takimi informues pritet në disiplinë e ne heshje, dëgjohen vetëm zerat motivues të mbikqyrsve, duke percaktuar detyrat e planifikuara për secilin.

Destinacioni, është informata e fundit që jipet, të gjithë e presim duke shikuar buzet e udheheqesve, e ngadalsojm edhe frymmarrjen qe të degjojm më mirë, e kur thuhet se është Veriu, në vend të ofshamës, pa pritmas brohirasin fort SPECIALET , URRRAAAA , refren ky që na çliron të gjithve.

Keto janë momente të veçanta edhe per ne, sepse tani vjen pjesa me e bukur, që të bënë krenarë për punën që bënë, për organizaten të cilës i takon, tani vjen ne pah përgaditja e jashtzakonshme dhe zemra e çelikt e Specialve . Morali, edukata e profesionalizmi, që arrijn piken më të lartë në raste të tilla.

Mision i tyre është tepër fisnik, profesional e sy pa trembur, friken nuk e njohin, por asnjëher nuk e ulin nivelin në fishkllima rrugaçesh e këngë nacionaliste, ata me punen e tyre mbrojn atdheun e tyre nga cfardo lloj kercenimi, janë tmerri i secilit kriminel, por KRENARIA E KOMBIT.

NJSI – NJSO janë “dragoi i fjetur” nuk ngriten pa u tundur fort, por ngritja e tyre hesht totalisht çdo kriminel.

Blindat janë siguri për të gjithë ne, ndërsa antiplumbi i tyre mbron gjokset e 2 milion njerëzve në Kosovë.
F. ALIU

Kampi BELVEDERE – Mitrovicë

01.10.2021”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera