Rozë

Njomza Emini bashkë me ambasadorin nga zyra ndërlidhëse e Sllovakisë bëjnë shpërndarjen e masave anti-COVID në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 09 September 2020

Drejtoresha Njomza Emini nga Forumi për Lidership dhe Diplomaci së bashku me Grupin e Grave deputete dhe Ambasadorin Ratislav Kostilnik nga zyra nderlidhese e Sllovakise sot kane realizuar shpërndarjen e maskave për mbrojtje nga Pandemia Covid-19 në Gjilan, duke u ofruar mundësi grave të strehimores që të pranojnë maska të punuara nga gratë tjera.

Në prezencë të Ambsadorit Rastilav Kostilnik dhe bashkëpunëtorëve sot në ambientet e strehimorës në Gjilan, përveq simbolikës për mbështetjen e këtyre grave që gjenden këtu, kemi dashtë të ofrojmë një mbështetje për këto gra duke u interesuar për gjendjen e tyre dhe për të shprehur përkushtimin tonë që puna në shërbim të fuqizimit të pozitës së gruas nuk do të ndalet.

-Advertisement-

Drejtorja Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini, ndër të tjera deklaroi:

“Prezenca jonë sot këtu së bashku me gratë dhe mbështetja jonë për ato me maskat e punuara nga gratë përfituese të projektit, është e shkëlqyeshme për arsye që dëshmon se ne mund ta ndihmojmë njëra tjetrën që të marrim vend meritor në shoqërinë tonë. Nuk është vetëm simbolike ne synojmë që të punojmë në fuqizimin e vajzave dhe grave nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke dëshmuar se Kosova është vend në të cilin ne mund të ja dalim. Me theks të vecant dua të falënderoj Ambasadorin Rastislav Kostilnik dhe Eva Havasiova nga Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë për mbështetjen e këtij projekti”, tha ajo.

Aktiviteti u realizuar në kuadër të Projektit “Fuqizimi i vazjave dhe grave në Kosovë, për pjesëmarrje në jetën publike dhe aktivitete sociale përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe mbështetja për pavarësi ekonomike”, me mbështetjen financiare të Slovak Aid në kuadër të thirrjes së Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë. Përveq 15 përfitueseve (vajza dhe gra) nga të gjitha komunitetet me makina për qepje dhe materiale, gjithashtu do vazhdohet edhe me shpërndarjen e maskave të punuara nga përfitueset e projektit për personat që nuk kanë mundësi të i blejnë ato.

Kesaj iniciative ju bashkangjiten edhe deputetet nga Kuvendi i Kosoves Lirije Kajtazi nga LDK dhe Labinote Murtezi nga VV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera