Lajme

Njohësit e sigurisë:Dialogu s’ka ndikim për anëtarësim në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 05 September 2018

Përveç zyrtarëve qeveritarë, edhe njohësit e çështjevetë sigurisë kanë bërë me dije se gjatë këtij viti shteti i Kosovës ka gjasa më të mira për t’u bërë pjesë e organizatës ndërkombëtare të sigurisë, Interpol.

Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Behar Selimi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se në përgjithësi ka ndryshim të disponimit të shteteve të cilat kanë pasur rezerva që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Ai ka theksuar se është në të mirë të sigurisë kombëtare dhe rajonale nëse Kosova anëtarësohet në Interpol.

-Advertisement-

Selimi ka vlerësuar se procesi i dialogut nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol sepse, sipas tij, kjo më tepër është çështje e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera