Lajme

Njohësit e sigurisë thonë se Policia e Kosovës po përdoret politikisht, aksioni në Karaçevë i vonuar

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 19 September 2020

Njohësit e sigurisë në vend thonë se Policia e Kosovës po përdoret politikisht

Dy vrasje të rënda brenda kazinove, kishin nxitur një nismë për ti mbyllur ato.

Kjo iniciativë, ishte shndërruar në ligj me 28 mars të 2019 në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Ndërsa, me 10 maj, kishte filluar zbatimi i Ligjit që ndalonte çdo aktivitet të Lojërave të Fatit.

Por, për zonën e fshatit Karaçevë, të Komunës së Kamenicës, duket se ky ligj nuk vlente.

Një muaj më vonë, Televizioni Shtatë pati raportuar se atje kishte filluar funksionimi i disa kasinove, puna e të cilave ndalohej me Ligj.

Shqetësime për funksionimin e këtij lloj biznesi, banorët atje kishin shfaqur sërish.

Muaj më vonë, sërish ekipi i Televizionit Shtatë kishte qëndruar në këtë pjesë, ku më shumë se dy objekte po kryenin këtë veprimtari.

Insitutucionet e sigurisë, atë kohë patën thënë se nuk kanë qasje në këtë pjesë, pasi është zonë neutrale kufitare.

E pothuajse një vit më vonë, sërish në Kuvend, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, paralajmëroi ndërhyrjen atje.

Ky paralajmërim, brenda ditës u shndërrua në një aksion që u krye në këtë zonë.

Atje Policia e Kosovës në bashkërendim me institucionet tjera arrestoi 33 persona dhe shembi objektet ku ushtrohej veprimtaria e Lojërave të Fatit.

Njohësit e çështjeve të sigurisë në vend, thonë se arsyeja pse ndodhi operacioni një vit më vonë, është më shumë politike.

Drezan Shala, thotë se Policia e Kosovës po përdoret si mjet politik.

Ai pohon se kjo është ndërhyrja e parë e shtetit të Kosovës në atë zonë.

Operacioni u zhvillua në bashkërendim mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë, Doganës, Inspektoratit Policor dhe Administratës Tatimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera