Lajme

Njohësit e kushtetutës, Presidenti nuk guxon të bëjë presion për formimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 10 April 2020

Letër shkëmbimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit  në detyrë Albin Kurti po konsiderohen nga analisti politik, Faton Abdullahu si llojë i presionit ndaj Kurtit, por që vendi duhet të ketë qeveri të re.

Abdullahu për Gzeten inFokus tha se përkundër vonesave, nuk ka asnjë bazë kushtetuese për caktim të afateve që Kurti ti dërgoj emër të ri.

“Duhet me patjetër një qeveri e re mënyra si do të shkohet deri te  kjo zgjidhje është me rëndësi të respektohet kushtetua dhe ligjet e Kosovës.”

-Advertisement-

Analisti politik kërkon që me zbarëtin që ka kushtetuta e Kosovës të mos abuzohet nga politikanët.

“Kushtetuta e Kosovës ka një zbrasti ligjore brenda saj, pasi që nuk e përcakton një afat ligjorë se për sa kohë duhet të i dërgojë emirin e mandatarin për kryeministër të ri partia fituese. Por, kjo hapësirë mos të shkojë deri në pa kufi pasi që duhet më pas të i drejtohet gjykatës kushtetuese”, u deklarua Abudallhu.

Abdullahu tha për Gazeten inFokus se nëse vonohet shumë dërgimi emrin nga Albin Kurti, atëherë duhet ë i drejtohet gjykatës Kushtetuese dhe nga kjo do të krijohet një situatë e re politike në vend.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera