Njohësit: Çdo vonesë drejt rezultateve përfundimtare, vonon formimin e institucioneve

Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 13 March 2025
Rinumërimi i 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime nga votimi me postë që ishin shpallur të pavlefshme, u bë me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas ankesës së Vetëvendosjes.
Të martën në mesnatë ndërkaq përfundoi rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.
E kjo situatë rinumërimesh ka ngjallur diskutimet për vonesa në certifikimin e rezultateve.
Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu thotë se çdo vonesë drejt shpalljes dhe certifikimit të rezultateve, vonon edhe formimin e institucioneve të reja.
”Janë kaluar afatet e arsyeshme , ndikojnë në deponimin e qytetarëve, validitetin dhe integritetin e procesit zgjedhore si dhe në vonesën e themelimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera”, tha Baraliu.
KQZ-ja kishte paraparë që shpallja e rezultateve të bëhej më së largu 5 mars gjë që nuk ndodhi, derisa certifikimi më 18 mars.
Por sipas, hulumtuesit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi me dinamikën që po zhvillohet, vështirë se me këtë datë do të kemi certifikim. Ai tha se reforma zgjedhore e cila ka paraparë eliminimin e vonesave dhe problemet e tjera gjatë numërimit nuk është zbatuar.
“Pritshmërit kanë qenë që rezultatet t’i kemi më shpejtë. Secila vonesë në shpalljen e rezultateve dhe certifikimin e tyre na ndikon në vonesën e formimit të institucioneve”, tha Kolshi.
Ditë më parë Komisioni Qendror i zgjedhjeve tha se me shpalljen dhe certifikimin e rezultateve do të procedojnë pas përfundimit të afateve të përcaktuara për ankesa në PZAP dhe Gjykatën Supreme.
E në Gjykatën Supreme tashmë është ankuar Koalicioni PDAK-LpB. Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka- Lutfiu, tha për RTV21 kjo ankesë është në shqyrtim e sipër.
“Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative nga subjektet politike/kandidatët, kundër vendimeve të PZAP-së. Për 42 ankesa është vendosur, derisa ankesa e fundit e paraqitur nga PDAK-LPB në Ferizaj, e pranuar dje, është në procedurë për vendosje. Ankesa ka të bëjë me rezultatet e QNR-së, për votat e diasporës, me postë”, tha Uka.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte përfunduar numërimin e votave të mërkurën e javës së kaluar por që më pas u vendos për rinumërimin e disa vendvotimeve si dhe disa votave të pavlefshme nga votimi me postë.

Të tjera
-
Pas tri orësh Thaçi del nga QKUK ku ishte për vizitë tek babai i tij, i përshëndet të gjithë nga distanca
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka dalë nga Klinika Interne në QKUK pas një vizit...
-
26-vjetori i mạsạkrës në Tregun e Mitrovicës, Osmani: Ne kujtojmë dhe kërkojmë drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitro...
-
KEK inicion tender të negociuar në vlerë 137 milionë euro, Ymeri i LDK-së, ngreh dyshime për keqpërdorime
Korporata Energjetike e Kosovës ka iniciuar një proces të prokurimit publik p...
-
Aksidentohet autobusi në Duboc të Vushtrrisë – Vdes shoferi, disa nxënës të lënduar
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri. ...
-
Ardhja e Thaçit në Kosovë, reagon djali i tij Endriti
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Kosovë. A...
-
Thaçi ende në QKUK, publikohen pamje brenda klinikës
Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron ende brenda Klinikës Interne në QK...
-
Thaçi në Kosovë, reagon Çitaku: Dielli do të lind përsëri, President
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me vizitë...
-
Ushtarët hungarezë të KFOR-it bëjnë stërvitje me ngarkesa aktive
Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvit...
-
Jashari takon Gjeneralin e Forcave të Armatosura shqiptare, shprehet falënderues për ndihmën ndaj FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Prishtinës i shtohet një shesh i ri
Në Prishtinë është inauguruar një shesh i ri. Bëhet fjalë për sheshin “Erhard...
-
Çfarë do të bëjë Trump nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?
Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të qu...
-
Gjendet i vdẹkur një person në market të Klinës
Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e hotel “Nora”, në Klinë. Ai...