Lajme

Njoftimi i fundit nga KQZ

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 23 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj paraqiti raportin më të fundit nga procesi i rinumërimit të grupit prej 280 Vendvotimeve. Ai bëri të ditur se ka mbetur edhe një numër i vogël i kutive të votimit për t’u rinumëruar, dhe se shumica prej tyre do të rinumërohen pjesërisht. Ahmetaj bëri të ditur se procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme dhe pastaj të vazhdohet me numërimin e votave që kanë ardhur përmes postës (5 246) dhe votave me kusht (25 386).

Në këtë mbledhje, me rekomandim të QNR-së, KQZ-ja vendosi për të rinumëruar edhe 3 kuti tjera të votimit, për shkak të disa mospërputhjeve.

-Advertisement-

Njoftim lidhur me përgatitjet për Zgjedhjet Lokale, 22 tetor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin Operacional dhe kalendarin e aktiviteteve kryesore për organizimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Disa nga aktivitetet kryesore janë si në vijim:

 

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Subjektet Politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Sipas vendimit të KQZ-së, shpenzimet e lejuara për subjektet politike është 0.50 euro për një votues. Ndërsa në komunat ku numri i votuesve është nën 5 mijë shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.70 euro për një votues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera