Lajme

Njoftim për fermerët, ja deri në cilën datë mund të aplikoni për pagesa direkte dhe subvencione

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 27 September 2021

Ministria e Bujqesisë ka dal me një njoftim pas protestës së fermerëve të cilët u shprehen të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, kjo ministri bëri të ditur se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 është zgjatur deri më 05 tetor 2021 ora 16:00.

Ky është njoftimi i plotë i Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural:

-Advertisement-

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 është zgjatur deri më 05 tetor 2021 ora 16:00.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ëeb faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera