Njoftim nga KESCO për faturat e marsit, do të njehsohen plotësisht me tarifa të reja
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 20 March 2022
KESCO njofton se faturat e muajit mars do të njehsohen plotësisht me tarifa të reja, në bazë të vendimit të marrë nga ZRRE.
Si rrjedhojë, sipas tyre, fatura do të jetë shumë më e thjeshtë për t’u kuptuar.
“Në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika. Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Pra, me tarifa të rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi këtë shpenzim. Nëse një konsumator ka shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë ai do të paguajë 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më poshtë shihnni njoftimin e plotë të KESCO:
Në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika. Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja. Pra, me tarifa të rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi këtë shpenzim. Nëse një konsumator ka shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë ai do të paguajë 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë.
Në faturën e konsumatorit do të shënohet përllogaritja e parë me A1/B1, që përfaqëson tarifën e lartë, në bllokun deri në 800kWh. Pra, do të llogariten aq sa ka shpenzuar kryesisht gjatë ditës, që në stinën e dimrit është nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00. Ndërsa shpenzimet e bëra nga konsumatorët pas orës 22:00 deri në orën 7:00 paraqiten me kodin A2/B1. Kjo paraqet tarifën e ulët, që është bindshëm më e lira në Evropë dhe ndër më të lirat në botë.
Konsumi nga 801kWh e tutje në tarifën e lartë, shembull gjatë ditës do të shënohet me A1/B2, ndërsa konsumi në tarifën e ulët shënohet me kodin A2/B2. Pas procesit të leximit, konsumi për bllok do të llogaritet me çmimet përkatëse. Fatura përfundimtare do të kalkulohet duke shtuar edhe tarifën fikse, që për konsumatorët e amvisërisë është 1.74 euro dhe TVSH-në në shumën 8 për qind.
Bazuar në rezultatet e parashikuara, mbi 78 për qind e konsumatorëve nuk do të preken fare nga rritja e tarifave. Kjo, pasi kanë shpenzim më të vogël mujor se bllok-tarifa.
Sa u përket atyre të cilët e kalojnë bllok-tarifën, KESCO apelon që të kursejnë maksimumin, për t’ia lehtësuar barrën vetes dhe sistemit elektroenergjetik të vendit në këtë kohë krize, kur çmimet në tregun ndërkombëtar kanë arritur shifra marramendëse.
Për ta bërë më të lehtë leximin e faturës dhe mënyrën e llogaritjes, ne kemi integruar në faqen e KESCO-s një faturë me të gjitha shpjegimet e nevojshme në formë vizuale, që mund ta gjeni
KËTU: https://www.kesco-energy.com/calculator.html
Të tjera
-
Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësues
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se fillimi i procesit gjyqësor kund...
-
Propozimi i Daut Haradinajt: Të hapet Ura e Ibrit gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje
Daut Haradinaj i AAK’së ka dhënë një propozim lidhur me çështjen e Urës së Ib...
-
Vuçiq bën një krahasim absurd: Sikurse nuk ka kurë për kancerin, e njëjta është për problemet me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidh...
-
“Fëmijët që nuk flasin vijnë e prekin bukën në çakallë, marrin ujë, thonë që ka pas fat e ka fol” Ky është Mulliri 300 vjeçar që ende funksionon si në kohët e vjetra
Mulliri 300-vjeçar që gjendet në fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës, i nj...
-
Kurti në New York me kryeministrin e Lihtenshtajnit flasin për eliminimin e tatimit të dyfishtë
Kryeministri Kurti në New York është takuar me kryeministrin e Lihtenshajnit,...
-
Vetëm 19 vjeçar dhe shtatë incidente penale e afro 100 gjoba për kundërvajtje, e kaluara kriminale e Shkumbin Sekiraqës
Shkumbin Sekiraqa dhe Pajtim Gashi janë dy nga “protagonistët” e konfliktit t...
-
Gërvalla në New York: Kosova ka vendosmëri për integrim euroatlantik
Në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në New York, ministrja e Punëve të Ja...
-
Kërkoi të shkonte tetë ditë në Shqipëri për pushime me gruan, detaje nga kërkesa e Isni Kilajt që ia refuzoi Specialja
Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt pë...
-
Hykmete Bajrami i reagon Dejona Mihalit pas aludimeve se ka lidhje me një biznes: Tash po dihet adresa e shpifjeve, shihemi në Gjykatë
Shifrat në ekonomi është një nga temat ku më së shumti përplasen deputetja e ...
-
“E ngjashme me një kompani arabe” – Pas shumë reagimeve Kuvendi e anulon përfundimisht logon që e miratoi javën e kaluar
Kuvendi ka njoftuar se është anuluar logoja e përzgjedhur së fundi për Kuvend...
-
Nesër vazhdon seanca plenare, ky është rendi i ditës
Nesër në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare nga ora 10:00. N...
-
Presidentja takohet me Asistentin Special të Biden, thotë se folën për bashkëpunimin Kosovë – SHBA
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ambasadorin Michael Carpenter, Drejt...