Lajme

Njoftim me rëndësi për studentët që kanë aplikuar në konvikte dhe mensë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 27 September 2021

Qendra e Studentëve ka njoftuar përmes një njoftimi se të martën do të shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte, për vitin akademik 2021/22, shkruan gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet se konkursi ka qenë i hapur nga data 13 shtator deri 19 shtator 2021.

Ndërkaq, kjo Qender ka bërë të ditur se gjatë këtij afati kohor rreth 5 mijë studentë kanë aplikuar për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë.

-Advertisement-

Kapaciteti për banim në konvikte për këtë vit është rreth 4 mijë vende.

Ky është njoftimi i plotë i Qendrës së Studentëve:

Qendra e Studentëve në Prishtinë, më datën 28.09.2021 shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2021/2022. Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, https://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 shtator deri 19 shtator 2021. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 5000 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është me datat 29 dhe 30 shtator 2021.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen https://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera