Sport

Njoftim me rëndësi për shikuesit para derbit Prishtina – Llapi

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 11 May 2019

Prishtina dhe Llapi sot zhvillojnë duelin vendimtar për vazhdimin e luftës për titull. Sfida e xhiros 31 luhet prej orës 16:00.

Për këtë duel klubi i Prishtinës ka hedhur tre lloj çmimesh.

Tribuna lindore 3 euro (biletat shitet nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”)

-Advertisement-

Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafir).

Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit)

Tribuna VIP: 10 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit).

Ndërkohë, biletat kanë dal në shitje prej orës 10:00 dhe mund të blihen deri në momentin e ndeshjes.

Megjithatë, dyert e stadiumit hapen dy orë para ndeshjes dhe Prishtina u bënë thirrje të gjithë adhuruesve që të vijnë më herët në ndeshje përshkak kontrollit të rrept që do të praktikohet nga organet e sigurisë sikurse në ndeshjet ndërkombëtare.

Po ashtu të gjitha automjetet do të largohet në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera