Fokus

Njoftim me rëndësi nga Gazeta INFOKUS

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 16 March 2020

Të nderuar lexues të Gazetës Infokus, qytetarë që na kontaktoni dhe na dërgoni informacione lidhur me rastet e dyshuara për koronavirus, u jemi mirënjohës për besimin.

Me qëllim të informimit korrekt dhe të ruajtjes së qetësisë në këtë kohë paniku ju njoftojmë se redaksia e Gazetës Infokus nuk do të publikoi asnjë informatë, njoftim apo material që lidhet me dyshimet për të infektuar me koronavirus, i cili nuk ka për burim institucionet zyrtare kompetente.

Kërkojmë nga të gjithë lexuesit që për çfarëdo informate të kësaj natyre ti drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë, institutit Kombëtar të Shëndetit Publik apo numrit zyrtar publik për emergjenca 038 200 80 800.

-Advertisement-

Lusim të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të mos u besojnë informacioneve të pa verifikuara.

Rrini më shtëpi, informohuni drejtë.

Gazeta INFOKUS

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera