Lajme

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 03 August 2022

Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, përmes një njoftimi ka treguar për qytetarët se nga e hëna – datë 1 gusht 2022 ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas MBP-Së pajisja është riparuar dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale e cila është arritur fal angazhimit tre ditor të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve.

“Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera