Auto&Tech

Njihuni me Volkswagen T-Roc (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 22 October 2017

Modeli më i ri i Volkswagen T-Roc ka estetikë të njohur konservatore për të gjithë ata që dëshirojnë një automobil tërheqës.

Edhe pse i takon segmentit B, automobili nuk është aspak i vogël. Volkswagen T-Roc ka tabelë virtuale të instrumentit, përmbajtja e së cilës mund të personalizohet.

T-Roc do të jetë i pranishëm edhe në versionin me motorin  4Motion, duke iu falënderuar konstruksionit në platformën mekanike modulare MQB, të cilin e ndan me modelet më të mëdha VW.

-Advertisement-

Ofertën bazë e paraqet motori 1.0 TSI me 115 kuaj fuqi, ndërsa në dispozicion do të jetë edhe motori i ri me benzinë 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi. Varianti dizel do të jetë në dispozicion me motorët e njohur 1.6 TDI dhe 2.0 TDI.

Vetura ka pajisje të pasur të sigurisë, përfshirë frenimin automatik, kamerat për njohjen e këmbësorëve në rrugë, si dhe sistemin për parandalimin e daljes së veturës nga rruga, transmeton KosovaPress.

Aty është edhe sistemi për kontrollin e këndit të vdekur, parkimi automatik të cilin vetura vetë e kontrollon, por edhe për frenim, si dhe hapja elektrike e derës së bagazhit.

Premiera e Volkswagen T-Roc është caktuar për muajin nëntor dhe njësitë e para mund të arrijnë te blerësit në fillim të vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera