Auto&Tech

Njihuni me veturën presidenciale të Emmanuel Macron (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 16 May 2017
Presidentët francezë tradicionalisht kanë lëvizur nëpër udhëtime zyrtare me limuzina luksoze të prodhimit francez. Por, primatin ta po e merr DS7, dhe atë muaj më parë para se të fillojë prodhimi i tij.

I njohur si DS7 Crossback, aktualisht është modeli me prestigjioz i DS Automobiles”, dhe i gjithë auto industrisë franceze. Ky model është prezantuar dy muaj më parë, kurse në treg do të jetë i disponueshëm në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë nga nesër do të vendoset në auto-sallonin “DS World Paris”. Të gjithë vizitorët do të kenë rastin të binden në cilësitë e këtij crossoveri francez, por edhe detajet që e ndajnë nga versioni klasik i kësaj veture.

Ajo çfarë e bën unike këtë veturë është xhami i punuar në tavan enkas me përmasat e presidentit të ri francez, përmes të cilit do të mund të përshëndeste qytetarët e tij nëpër sheshin Champs-Elysee.

-Advertisement-

Karroseria e lyer me ngjyrë të kaltër përmban elemente të veturës presidenciale (nënshkrimi Republika e Francës” dhe mbajtëset për flamuj).

Kjo veturë posedon fellne prej 20 inç, në të cilat gjithashtu ka elemente që tregojnë se është një veturë presidenciale.

Pjesë e brendshme e kësaj veture është e mbuluar me lëkurë “Art Leather”, kurse për detajet tjera dekorative është përkujdesur atelieja Maury.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera