Njihuni me vlerat e fuqishme të çajit të malit
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 21 November 2019
Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri. Ky çaj bimor i maleve të Shqipërisë është konsumuar prej shekujsh falë vlerave të tij shëndetësore. Çaji i malit i varietetit bimor Sideritis Raeseri është natyralisht pa kafeinë. Ai bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcenjtë e bimës Sideritis që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tonë.
Edhe pse në vendet e Mesdheut ky çaj akoma bëhet nga bima e njomë, shumica e njerëzve e përdorin në variantin e thatë. Çaji ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.
Plot me flavonoidë dhe antioksidantë
Studiuesit zbuluan se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe inflamacionin. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.
Ul tensionin e gjakut
Një studim i fundit zbuloi se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve Sideritis ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut. Studimi i kryer mbi kafshët nxorri në pah se doza domethënëse të ekstrakteve në fjalë ndihmonin në zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit të gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrës. Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të këtyre bimëve për shëndetin e zemrës. Megjithatë, vëzhgime të mëtejshme janë të nevojshme përpara se çaji shqiptar i malit të merret në konsideratë për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Mbron sistemin tretës
Studiuesit zbuluan se pirja e çajit të malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin në sistemin tretës. Kjo ndodh falë pranisë së fenolëve dhe antioksidantëve që gjenden natyralisht në këto bimë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin për një periudhë afatgjatë. Kjo si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit shqiptar të malit.
Përgatitja e çajit shqiptar të malit
Përgatitja e çajit të malit nga bima e freskët kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës. Ju mund t’i hidhni ato në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për 5 deri në 10 minuta. Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë, qumësht ose limon sipas dëshirës.
Në malet e Shqipërisë rritet varieteti Sideritis Raeseri. Ky lloj nuk duhet ngatërruar me specien Sideritis Syriaca, e cila gjendet në të gjitha vendet e Mesdheut dhe të Ballkanit. Peter Furth, një ekspert amerikan i bimëve mjekësore shpjegon se çaji ynë është tipar dallues i Shqipërisë. Kjo, falë mikro-klimës së vendit që i jep çajit, një cilësi unike dhe superior. Peter Furth i tha AgroWeb.org se në Amerikën e Veriut, çaji shqiptar i malit është më i kërkuari nga të gjithë çajrat e bimëve të tjera të varietetit Sideritis.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...