Lajme

Njihuni me ujkun më të madh në botë, arrin deri në 2 metra gjatësi

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 07 November 2021

Mackenzie Valley është ujku më i madh në botë. Ai mund të arrijë deri në 2.13 metra gjatësi.

I njohur gjithashtu si Ujku Veriperëndimor ose Ujku Kanadez, ky gjigant me gëzof endet në veriperëndim, në luginën e lumit Mackenzie, SHBA.

Lumi Mackenzie është sistemi lumor më i gjatë në Kanada dhe ushqen një ekosistem të gjerë ku mund të jetojnë ujqërit më të mëdhenj në botë.

-Advertisement-

Këta ujqër kanë gjymtyrë veçanërisht të fortë dhe mushkëri të mëdha të përshtatura për frymëmarrje në lartësi, gjë që u mundëson të mbretërojnë në habitatin e tyre natyror.

Ujqërit e Luginës Mackenzie konsiderohen të jenë llojet e ujqërve me trupin më të madh në botë në krahasim me kushërinjtë e tyre më të dobët./ORA News/

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera