Fun & Video

Njihuni me trajnerin që pi çdo ditë urinën e tij të ndenjur për t’u bërë më i zgjuar, i fuqishëm dhe më i ri

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 20 February 2020

Disa studime sugjerojnë se pirja e një gote verë të kuqe çdo ditë mund të jetë e mirë për shëndetin tonë. Po një gotë urinë?!

Harry Matadeen, nga Farnborough, Hampshire, pretendon se ndihet më mirë se kurrë pasi filloi të pijë urinën e tij çdo ditë – madje ai hidratohet me të për të luftuar plakjen.

Trajneri 32-vjeçar i shëndetit filloi praktikën katër vjet më parë, pasi lexoi për përfitimet e urinës.

-Advertisement-

Ai tani pi 200ml urinë që mund të jetë e ndenjur nga një jave deri në një muaj dhe kur e pi i shton dhe pak urine të freskët. Edhe pse në fillim e kishte shumë problem shjen, ai tani e pëlqen shumë aromën e urinës së tij të ndenjur.

Harry gjithashtu e masazhon atë në lëkurën e tij në mëngjes dhe këmbëngul që është produkti më i mirë kundër plakjes.

Ai thotë se ndjehet më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më i zgjuar se kurrë më parë, duke pretenduar se pirja e urinës në moshë e kuronte depresionin e tij, dhe tani ai duket si një njeri në moshën 20-vjeçare.

Harry ka shkruar dy libra mbi fuqinë e terapisë së urinës së ndenjur dhe dëshiron t’i edukojë njerëzit të jenë me mendje të hapur për aftësitë e tij shëruese, duke këmbëngulur që është ilaçi më i fuqishëm në dispozicion.

‘Terapia e urinës së ndejtur është arti dhe shkenca e mbledhjes dhe ruajtjes së urinës së vetë në një shishe, duke e lejuar atë të fermentohet vetvetiu në një proces natyral, dhe pastaj duke përdorur atë urinë “të moshuar” si ilaç për t’u shëruar, qoftë përmes pirjes së tij, duke e masazhuar atë në lëkurë, apo edhe në mënyra të tjera,shpjegoi ai.

‘Urina e ndenjur më bëri të ndihem tjetër njeri dhe rritja e energjisë ishte e jashtëzakonshme! Madje ka bërë që truri im të ndjehet më i mprehtë dhe depresioni im i mëparshëm u largua përfundimisht”, shprehet 32-vjeçari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera