Njihuni me shenjat që tregojnë se astma juaj është e rëndë
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 30 June 2023
Nëse keni astmë, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke kufizuar kalimin e ajrit në mushkëri.
Shumica e njerëzve me astmë mund ta menaxhojnë gjendjen e tyre me sukses, por ata me astmë të një forme më të rëndë, përjetojnë më shpesh simptomat që shoqërojnë këtë gjendje.
Më poshtë janë disa shenja që mund të jenë tregues se astma juaj është e rëndë. Nëse po përjetoni ndonjë nga shenjat e mëposhtme, kontaktoni me mjekun tuaj për të marrë ndihmën e duhur.
Përfundoni në spital pas shpërthimeve të astmës
Përpara se të gjejnë trajtimin e duhur, njerëzit me astmë të rënduar priren të kenë shpërthime të shpeshta dhe si rezulat mund të përfundojnë shpesh të shtruar në spital. Por kjo është një shenjë treguese që astma juaj po rëndohet dhe se tashmë keni nevojë për një aparat frymëmarrjeje.
Shpesh keni simptoma të astmës gjatë natës
Përjetimi i gulçimit dhe vështirësisë në frymëmarrje gjatë natës është mjaft tipike për astmën që është rënduar dhe është vështirë të kontrollohet.
E nëse zgjoheni shpesh në mes të natës për të përdorur aparatin tuaj të frymëmarrjes, kjo mund të nënkuptojë se keni astmë të rëndë.
Jeni duke përdorur shumë shpesh aparatin e frymëmarrjes
Shumë pacientë do të duhet të përdorin herë pas herë aparatin e frymëmarrjes për të kontrolluar në mënyrë efektive simptomat.
Por nëse jeni duke përdorur atë të paktën një herë në javë, kjo mund të jetë një shenjë që tregon se astma juaj është e rëndë.
Disa mënyra trajtimi nuk funksionojnë më
Nëse iu nevojitet më shumë terapi sesa thjesht aparati i frymëmarrjes, kjo sigurisht që tregon për një gjendje më të rëndë të astmës.
Për fat të mirë, janë në dispozicion medikamente të reja që trajtojnë inflamacionin e shkaktuar nga qelizat e bardha të gjakut të quajtura eozinofile, dhe shumë pacientë me astmë të rëndë, arrijnë të marrin nën kontroll simptomat e tyre duke i përdorur ato sipas këshillës së mjekut.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...