Njihuni me sëmundjet serioze që mund të shkaktojë gërhitja gjatë natës
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 09 November 2021
Zhurma karakteristike që një person lëshon kur rrugët e tij të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit quhet gërhitje. Gërhitja është një problem i njohur për çdo njeri sa më shumë që vitet kalojnë. Ndonëse nuk është ndonjë sëmundje e veçantë në vetvete dhe mund t’i ndodhë çdo njeriu, kjo zhurmë aspak e pëlqyeshme mund të bëhet shkak për disa probleme shëndetësore.
Sipas mjekëve gërhitja qoftë në një kohë të gjatë apo edhe për disa sekonda është një problem që shpesh nënvlerësohet. Kjo pasi mund të sjellë pasoja shumë serioze anësore sidomos nëse është e përsëritur. Në këtë artikull ju tregojmë se çfarë mund të shkaktojë gërhitja në disa organe të trupit dhe si ta parandaloni dëmin.
Çfarë i Shkakton Gërhitja Trupit
Kjo ndërprerje e vazhdueshme e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të jetë një armik i heshtur i zemrës dhe trurit tuaj. Sipas studimeve bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga gërhitja shkakton probleme në organizëm Kjo sepse kur ndodh ky proces, trupi nuk mbushet me oksigjen për disa sekonda apo në raste të veçanta edhe minuta. Mungesa e oksigjenit shkatërron qelizat e trurit dhe nuk lejon zemrën të pompojë gjak rregullisht. Kur gërhitja është e vazhdueshme edhe këto probleme që prekin trurin dhe zemrën janë të vazhdueshme.Në këtë mënyrë mund të zhvillohen sëmundje si ishemia, arresti kardiak apo hipertensioni. Për personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare rreziku është akoma më i madh, pasi zemra mund të jetë shumë e dobët.
Kush Janë më të Rrezikuarit
Më të rrezikuarit janë burrat në moshë madhore dhe mbi peshë, por nuk bëjnë përjashtim as fëmijët që vuajnë nga obeziteti. Faktorë të tjerë që mund të provokojnë gërhitjen janë duhani, alkooli apo ilaçet e ndryshme të gjumit. Jetesa abuzive mund të jetë një element kyç që prek si cilësinë e gjumit ashtu edhe atë të organeve brenda në trup. Kështu mundohuni që të kini kujdes me kilet e tepërta apo stilin e pashëndetshëm të jetesës duke e evituar plotësisht.
Si ta Ndaloni Gërhitjen me Mënyra Natyrale
Një ndër kuruesit më të mirë e natural kundër gëritjes gjatë natës është vaji i ullirit. Për të shpëtuar gjumin dhe shëndetin tuaj përdorni kurën me vaj ulliri çdo natë para se të flini./
Të tjera
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...