Njihuni me rreziqet që ju kanosen nga qëndrimi ulur gjithë ditën
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 03 March 2021
Qëndrimi ulur në punë për orë të tëra shumë njerëzve u duket si dënim i pamerituar.
Në fakt, ashtu është, nëse vëren ndikimet e thella të qëndrimit ulur për orë të tëra në shëndetin mendor dhe fizik
Jeta Sedentare Dhe Ndikimi Në Shëndet
Ekspertët kanë vënë re me keqardhje se vetëm një në tre fëmijë është fizkisht aktiv çdo ditë. Të tjerët kalojnë më shumë kohë ulur ose shtrirë. Sipas tyre, vetëm 5 përqind e të rriturve kryejnë 30 minuta aktivitet fizik në ditë dhe një në tre të rritur kryen aktivitetin e rekomanduar fizik në javë. Kur njeriu qëndron ulur për periudha të gjata, graviteti nis të kryejë punën e vet dhe ngadalëson qarkullimin.
Si fillim, lëngjet akumulohen në pjesën e poshtme të këmbëve duke shkaktuar enjtje Ndaj nëse qëndroni shumë kohë ulur, duhet të siguroheni që përpara se të bini për të fjetur t’i mbani këmbët të ngritura.Akumulimi i lëngjeve dhe ngadalësimi i gjakut nxit trashjen e gjakut, bllokimin e enëve të tij dhe embolizëm. Sipas ekspertëve, mungesa e aktivitetit fizik mund t’i hapë rrugën shumë sëmundjeve kronike.
Ekspertët thonë se kockat, njësoj si muskujt, kanë nevojë për aktivitet të rregullt fizik që të ruajnë forcën dhe përmbajtjen minerale. Njerëzit që nuk janë aktivë janë më të rrezikuar nga kanceri i zorres së trashë dhe i gjirit, diabeti, ataku në zemër, ishemia, problemet me frymëmarrjen dhe dobësimi i imunitetit. Qëndrimi ulur për një kohë afatgjatë ndikon edhe tek kujtesa dhe shfaqja e problemeve mendore por jo vetëm. Për shembull, kur ne qëndrojmë gjatë ulur, trupi inkurajon qelizat e yndyrës të prodhojnë më shumë prej saj. Kësisoj, njeriu jo vetëm bëhet mbipeshë, por është më i rrezikuar.
Rimëkëmbja e Duhur Pas Qëndrimit të Gjatë në Zyrë
Ekspertët thonë se këshillat e mëposhtme, ju vijnë në ndihmë për të rimëkëmbur veten pas një dite të gjatë në zyrë.
• Vendosini vetes një orar për tu shtendosur gjatë punës dhe për të kryer aktivitet fizik pas pune.
• Në zyrë, përpiquni të çoheni nga karrigia çdo 30 minuta.
• Ecni në zyrë sa më shumë.
• Nëse flisni në telefon, mos rrini ulur po ecni.
• Ngjisni shkallët dhe mos merrni ashensorin.
• Parkoni larg zyrës që të keni mundësi të ecni,
• Kryeni aktivitet fizik ndërkohë që shikoni televizor.
Lëvizshmëria nuk ka përse të jetë e vështirë, ka të bëjë thjesht me disiplinën dhe me dëshirën për mirëqenie dhe shëndet afat-gjatë.
Të tjera
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...