Njihuni me përbërësin që mbron shëndetin e zemrës, ushqimet ku gjendet

Autori: Gazeta inFokus
07:13 | 21 January 2022
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.
Studimi ku morën pjesë plot 81.000 vetë, nxori në pah rrezikun në rritje nga sëmundjet e zemrës si pasojë e konsumit të proteinës me bazë shtazore. Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës
Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje. Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës. Ata kanë qenë dhe mbeten të mendimit se proteina e mishit të kuq e dëmton dhe e dobëson atë. Mishi i kuq, thanë ata, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ndaj duhet konsumuar rrallë ose aspak.
Cilët Janë Arrorët Me Më Shumë Proteina?
Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve ofrojnë 8-18 përqind të proteinës.
Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë:
-Farat e kungullit
-Kikirikët
-Bajamet
-Fistikët
-Farat e lulediellit
-Farat e linit
-Farat e susamit
-Farat chia,
-Shqemet.
Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin. Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3. Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar. Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata. Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën. /AgroWeb
Të tjera
-
Kuvendi mban seancë të enjten, këto janë pikat e rendit të ditës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, t...
-
Hardh Fest do të rikthehet nga 2 deri më 4 shtator
Festivali tradicional në Kosovë, Hardh Fest,do të ritkthehet me 2,3 dhe 4 Sh...
-
“Mjaftë e frytshme”, Kurti ia jep notën vet vizitës në SHBA
“Vizitë mjaftë të frytshme” e ka quajtur kryeministri Albin Kurti udhëtimin e...
-
Inteligjenca britanike: Deri në fund të vitit e heqin nga pushteti!
Nuk reshtin spekulimet rreth gjendjes shëndetësore të Vladimir Putinit. Kë...
-
Bilçik: Dialogu nuk ka alternativë, problemi është shumë më tepër në duart e qeverisë Kurti
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik th...
-
Takimi “konsultativ” në Kuvend, opozita pret të rekomandohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së
Takimi “konsultativ” në Kuvend, opozita pret të rekomandohet shkarkimi i bord...
-
Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim t...
-
Gjermania “shpëton” SHBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!
Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa...
-
Tahiri: Të zbatohet vendimi i Apelit nga ZRrE-ja për energjinë elektrike
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka...
-
Aksion i madh anti-drogë në Ferizaj: Konfiskohen mbi 70 kilogramë heroinë, në pranga 10 persona
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa...
-
Policia me aksion në qendër të Prishtinës
Një numër i konsiderueshme i zyrtarëve policorë janë parë në qendër të Prisht...