Njihuni me parashikimin e motit për fundjavë
Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 30 October 2020
Në fundjavë vranësira dhe kthjellime. Të shtunën në mbrëmje mundësi për riga lokale. Ditët e para të nëntorit kryesisht me vranësira, mot më të butë, mundësi për reshje të dobëta shiu.
Sipas Prishtina Weather vendi ynë ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur që shtrihen mbi pjesën më të madhe Mesdheut. Mirëpo ditën e shtunë, një turbullirë nga Europa veriore do të depërtojë në lindje të rajonit, që si rrjedhojë do të ketë shtim të vranësirave, e gjatë ditës dhe në mbrëmje nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
Pasditen e së dielës do të ketë kthjellime. Në fillim të javës, megjithëse mbetemi nën ndikimin e fushave anticiklonike, nga lindja e rajonit mund të kalojnë sisteme frontale, që sjellin vranësira, e ditën e martë mundësi edhe për të reshura. Ditëve të para të nëntorit temperaturat gradualisht në rritje.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e shtunë do të luhatet përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel herë-herë pritet të kaloj edhe në vlera të pashëndetshme.
31.10 – Nga orët e paradites vranësirat do të shtohen. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të pakta lokale shiu.
1.11 – Paradite me vranësira, ditën me kthjellime dhe intervale me diell.
2.11 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe me intervale me diell.
Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me minimale që do të lëvizin nga 4C deri 9C, e maksimalet nga 16C deri 19C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet sipër vlerave normale.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...