Njihuni me njeriun që ka martuar 80 çifte
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 14 October 2021
Kjo është historia e Xhevit Hykos. Ai është afro 80 vjeç , ka punuar gjithë jetën e tij si kovaç dhe mullixhi, por “profesioni” që e bëri të famshëm është ai i mblesit. Ai kujton se që në fillim e kishte pasion të bashkonte çifte. “E kam nisur me një histori që u prish, me kalimin e kohës më hyri në gjak kjo punë. Më përpara ishte ndryshe shikonin fisin e rrjetin e miqësisë, por tani është bërë më e vështirë, çupat tani ruajnë makinën jo shoferin.
Xheviti tregon gjithashtu se si vepron për të realizuar një bashkim: “Kur dua të futem për një çift në fillim i drejtohem prindit, kur kam një çupë zgjedh djalin në bazë të karakterit, të jetë njeri i mirë, njeri i punës, të jetë i lidhur me familjen, shikoj fisin, ka raste kur janë çik të shkalafitur, i gjej shokun e saja, se nuk shkon një i mirë të marrë një të keq, po unë i gjej afërsisht shokun secilit që të shkojnë mirë. Kur martoj çupa që janë ndarë ndjej gëzim të dyfishtë se çupa te prindi nuk ka rehat, vëllai ka familjen e tij, kunata se ka gjë, ajo lind në shtëpi të huaj dhe shkon në shtëpi të saj, ndaj sa më parë të zërë vendin aq më mirë është: “kur kalojnë nga të 30-tat, pastaj nuk vendosin më çupat”.
Në emision një çift i ri Alfrosi dhe Marsida kanë rrëfyer historinë e tyre se si Xheviti ua bëri ëndrrën realitet. Alfrosi: “njifesha me vajzën e kisha parë në shkollë, por mentaliteti i vendit, prindërit e saj nuk donin që vajza të vinte në fshat ku banoja unë. Kur Marsida ju tregoi që më donte mua, ata e bënë të pamundur. E donin vajzën ta martonin në qytet. Kur më refuzuan normalisht që nuk u ndjeva mirë dhe pyesja veten se pse nuk më duan mua. Ju drejtova xhevitit i cili më siguroi se do të shkonte në atë familje dhe martesa do të bëhej. Sot jemi të martuar dhe prindër të dy fëmijëve.”
Me kalimin e viteve situata ka ndryshuar dhe për Xhevitin puna e mblesit është bërë shumë e vështirë: “Tani gënjehen, lidhen që të vegjël në shkollë, gabohen lidhen me telefona, telefoni i prishi, nuk i tregojnë prindit. Licenca ime tani ka rënë shumë. Tani sa fejohen zëre se u martuan që ditën e parë flenë bashkë.”
Për sociologen Entela Binjaku mënyra se si një çift njihet nuk ka ndonjë rëndësi të vecantë ajo thotë se: “ ky moment i fillimit kthehet thjesht në një histori që jua tregojnë pasardhësve, ka plot raste kur fillesat mund të jenë të mbara, qofshin kur ato lidhen me mblesëri qofshin kur lidhen me njohjen reciproke, por cilësia e jetës martesore varet më shumë nga elementë të tjerë dhe jo nga mënyra si janë njohur. Një nga gjërat e mira që shoh në të shkuarën është besimi që shoqëria shqiptare kishte tek martesa. Tani numri i martesave ka rënë sepse njerëzit besojnë më pak tek ajo, mosbesimi ka ardhur si pasojë e historive të shumta të martesave të palumtura”.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...